zoom

Aktualitet

“Shihe nga parakolpi”/ Shefat e komisariateve komente seksiste për vajzat e mitura nëpër grupe

Ditët e fundit janë shtuar rastet kur policët dhunojnë njëri-tjetrin, madje shpesh herë bëhen subjekt për sjellje aspak dinjitoz që ul besimin e qytetarëve ndaj uniformat blu.

Këto janë disa nga mesazhet me të cilat komunikojnë mes tyre shefat e komisariatit nr. 1 në kryeqytet, të publikuara në media.

Bëhet fjalë për një vajzë të humbur, ndërsa shefat në komunikimin e tyre në Whatsapp flasin për të me komente seksiste.

Sipas asaj që shkruhet në chat vajza është vetëm 18 vjeç, ndërsa ndaj saj komentohet “ça modeli është” dhe “shihe nga parakolpi”.