zoom

Aktualitet

SHIFRAT/ Universiteti Bujqësor i dha Top Channel miliona lekë

Të martën, SPAK “boshatisi” Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke lëshuar masa sigurie për 24 zyrtarë, të akuzuar se kryen korrupsion, shpërdoruan detyrën, shkelën barazinë në tendera dhe falsifikuan dokumentet.

Për pesë prej tyre dhe konkretisht për Eduard Tërthorja, administrator i Universitetit Bujqësor, Altin Murton, drejtor i fondeve, Amarildo Lleshin, drejtor i prokurimeve, Mehmet Qoshka, specialist i fondeve dhe Pirro Zogu, me kërkesë të SPAK, gjykata kishte vendosur arrest me burg në mungesë.

Por, skandali thellohet më tej. Për të ruajtur një imazh të pastër në sytë e audiencës, Universiteti Bujqësor i Tiranës kishte lidhur kontratë me televizionin Top Channel.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të siguruara nga Zoom.al, tregojnë se gjatë vitit 2024, Universiteti Bujqësor i pagoi Top Channel 580.000 lekë.

Shuma është lëvruar në tre këste. Bashkëpunimi ka nisur më 6 nëntor, kur UBT ka paguar 195.000 lekë. Më 25 nëntor është bërë pagesa e dytë, ndërsa kësti i tretë është dhënë më 30 dhjetor.

Sipas përshkrimit, këto para janë paguar nga UBT për Top Channel për shërbim mediatik.

Postime të lidhura