zoom

Aktualitet

Shi gushti! Reshje intensive në Tiranë, ja si paraqitet situata ( foto)

Pas disa ditëve me diell, kryeqyteti është përballur mesditën e sotme me reshje të dendura shiu dhe furtunë.


Reshjet intensive të shiut dhe breshërit kanë pushtuar Tiranën duke krijuar trafik në lëvizjen e automjeteve.


Zonat më të rënduara deri tani sipas burimeve paraprake janë Myslym Shyri, Rrugët pranë Gjykatës së Tiranës dhe Rruga Besim Imami.


Në këtë të fundit mësohet se është shkulur një pemë e madhe, dhe ka bllokuar lëvizjen e mjeteve, pasi rruga është bërë e pakalueshme, siç mund të shihet dhe nga pamjet e mëposhtme. /zoom.al/