Aplikacion
Për shkak të erës, deti do të jetë i trazuar dhe me dallgë dhe për këtë arsye, në Durrës dhe në Vlorë është ndaluar përkohësisht lundrimi.
“Ndalohet pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilat operojnë në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00, datë 23.03.2025.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të voglja lundruese dhe të anijeve të peshkimit të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anullohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025.
Anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen ditën e sotme nga të dyja drejtimet dhe ditën e nesërme do të pezullohen.
Anija e linjes Ankona -Durres -Ankona do të operoje normalisht.
Tragetet e linjes Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojne të operojne normalisht.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025”, njoftuan autoritetet./ Zoom.al