Aplikacion
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të cilat nisin nga orët e mesditës në zonën e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit.
Duke nisur nga orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës, reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar kryesisht në qendër dhe jug të vendit.
Pas orëve të mesditës reshjet në zonën e veriut ndërpriten dhe mbeten në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër përsëri me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në relievet malore në verilindje deri në orët e mesditës në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobëta dëbore. Në zonën e juglindjes pas orëve të mesditës reshjet e shiut kthehen në reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në lartësitë mbi 900-1000 metër.
Mjegull / mjegullinë, shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 14-20m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 7°C
në zonat e ulëta 5 deri 14°C
në zonat bregdetare 8 deri 14°C