zoom

Aktualitet

Shfrytëzonte qendrën e masazheve për prostitucion, arrestohet administratori

Një qendër masazhesh që përdorej për prostitucion është goditur nga Policia e Tiranës. Blutë kanë arrestuar administratorin e kësaj qendre, A.B. 29 vjeç.

Qendra ndodhej në rrugën “5 Maji” dhe ishte i regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh. Por në këtë ambient ushtrohej edhe prostitucion.

Lidhur me këtë hetim të koduar “Double”, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe 37-vjeçarja E.M. për veprën penale të prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.