Aplikacion
Ky i fundit ndodhet në spital dhe raportohet se është goditur 3 herë me thikë në bark.
Në deklaratën e shkurtër të dhënë për policinë ai ka identifikuar 39-vjeçarin me iniciale D. M., si autor të ngjarjes.
“Shtetasi E. Sh., në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M”, raportuan blutë.
Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh., 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:
Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D. M., 39 vjeç.
Shtetasi E. Sh., në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.