Florenc Kovaçi ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Elbasan, ndërsa vëllai i tij, Mikeli është transportuar i plagosur në spital. dy vëllezërit janë përfshirë në një përleshje fizike me disa persona të tjerë pas debatit që nisi për një vajzë.
Goditjet me thikë i morën jetën në vend Florencit. Vëllai i tij ka disa plagë në trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Elbasanit. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe arrestimin e autorëve.