zoom

Slider

Sherri me Vinicius në ndeshje! Ancelotti: Nëse Modric flet, duhet ta respektoni

Kishin mbetur edhe pesë minuta nga koha e rregullt dhe Real Madridi po vuante pasi lanë epërsinë me dy gola. Nuk ishte koha për mungesë qëndrimi dhe pikërisht kjo ndezi fitilin e përplasjes mes Vinicius e Modric.

Sepse mes tyre nisi një sherr në momentin më të tensionuar të ndeshjes. Përballja mes të dyve u pa nga i gjithë stadiumi dhe Ancelotti e bëri të qartë qëndrimin e tij në fund të ndeshjes: “Nëse Modric flet, duhet ta respektoni”.

Modric shkoi te Vinicius, i cili kishte mbetur pas në sulm, për ta qortuar. Por ky qortim u prit me një përgjigje nga braziliani dhe kjo nuk i pëlqeu aspak Modricit, i cili ngriti tonin ndërsa nga larg eci drejt numrit 7.

Përgjigja e Vinicius ndaj Modricit nuk i pëlqeu as Valverdes, i cili gjithashtu iu bashkua pakënaqësisë së numrit 10.

Demonstrimi i lidershipit dhe hierarkisë ishte spektakolar. Pakkush në dhomën e zhveshjes mund t’ia lejojë vetes një qortim të tillë ndaj një lojtari si Vinicius, të cilit nuk i pëlqeu aspak qortimi ‘publik’.

Postime të lidhura