Aplikacion
Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të këtij qyteti, teksa si pasojë e një konflikti të çastit Sokol Duro është qëlluar me mjete të forta nga një shtetas tjetër me iniciale E.B.
Policia thotë se ka ngirut pika kontrolli në akset kryesore të qytetit për të kapur autorin.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin Sokol Duro rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.