zoom

Lajme

Sherr në ambjentet e Kuvendit, kush janë dy deputetët e PD-së që shtynë ish-ministren

Demokratët vazhdojnë të mbajnë betimin e tyre për mosbindje gjatë rutinës së përditshme në Kuvend.

Pas kaosit brenda dyerve të nënkomisioneve parlamentare, përplasjet kanë vazhduar edhe në korridoret e godinës.

Pasi Garda ndaloi anëtarët e opozitës të futen në komisionin hetimor të Sterilizimit, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa shtynë kolegen Milva Ekonomi dhe më pas një anëtar të Gardës.

Ndërkohë prej disa ditvsh Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca janë përplasur vazhdimisht.