Aplikacion
Në Spanjë flitet për një përplasje mes Bellingamit dhe dyshes së sulmit, Vinicius-Mbape. Gjithçka ka nisur nga një video që është përhapur me zjarr në rrjetet sociale.
Kjo video tregon mesfushorin anglez që përfundon duke shfaqur zemërimin e tij, që duket se është për shkak të qëndrimit pasiv në lojë të dy shokëve të tij të skuadrës. Duket se reagimi i mesfushorit ishte një shfryrje ndaj Viniciusit dhe Mbapesë që qëndronin në krahun tjetër, pa mbrojtur askënd.
Në Madrid janë të bindur se diçka do të ndodhte. Ishte çështje kohe. Nisja e sezonit pa transmetuar ndjesi bindëse përsa i përket lojës, sigurisht që diku do të plaste dhe fërkimet mes lojtarëve duket se janë pasojë e ngërçit të krijuar në ekip. Në fakt ka disa të meta në ekipin e bardhë që herët a vonë ato do të shkaktonin probleme. Dhe erdhi në Lilë, ku Madridi luajti shumë të dobët në sulm e jo vetëm. Nga gjërat që nuk po funksionojnë si duhet, më e dukshme është mungesa e Toni Kros.
Pa gjermanin është shumë më e vështirë për Madridin të luajë futboll. Ançeloti ka zgjedhur një lojë më vertikale, por për momentin nuk po funksionon dhe rendimenti sulmues është i ulët. Por ka edhe çështje të tjera, si momentet individuale të figurave kyçe të vitit të kaluar, si Vinicius apo Bellingam, apo dyshimet që Ançeloti përcjell për sistemin, i cili filloi si një dhe së fundmi po bëhet një tjetër.
Rrëmbehet në Brazil modelja e “Victoria’s Secret”, banda kriminale kërkoi 31 mijë euro për lirimin