zoom

Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Vlorë, shoferi me mjetin luksoz kërkon ta shtypë qëllimisht

Një sherr mes dy grupe të rinjsh ka ndodhur mesditën e sotme pranë kryqëzimit “Rinia” në Vlorë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga “Fax News”, një djalë me makinë luksoze tenton të shtypë të riun, ndërsa një tjetër me xhupin ngjyrë blu mban në dorë një thikë. Më pas shoferi goditet nga dy të rinj të cilët largohen menjëherë.

Nuk dihet arsyeja e këtij sherri mes dy të rinjve, por deri në këto momente nuk ka asnjë reagim të policisë.