zoom

Aktualitet

Sherr me thika në Rrëshen, plagosen dy të rinj. Dërgohen me urgjencë në spital

Dy të rinj kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati banal që kanë patur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në Rrëshen në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.

Sipas burimeve dy të rinjtë pasi kanë debatur dhe më pas kanë përdorur edhe thikat.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur.

Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit të Rrëshenit ku ndodhen altualisht, jashtë rrezikut për jetën.