zoom

Aktualitet

Sherr me thika në Milot, plagosen dy vëllezër dhe një 58-vjeçar

Një sherr me thika ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit, ku dy vëllezër 27 vjeç dhe 19 vjeç janë konfliktuar me një 58-vjeçar.

Mësohet se vëllezërit me inicialet A.P. dhe D.P janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajysh, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.