zoom

Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, plagoset 15-vjeçari. Ja çfarë thotë policia

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur në Korçë, pas një sherri me thika.

Polcia kan joftuar se 15-vjeçari është paraqitur në Spitalin e Korçës me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës. Ndërkohë, sherri dyshohet se ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit juglindor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2022, rreth orës 20:50, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Korçë, i dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës gjatë një konflikti fizik, në lagjen nr. 12. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.