zoom

Aktualitet

Sherr me sende të forta në Tiranë, të rinjët konfliktohen pas debatit në TikTok

Disa të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Gjatë sherrit, ata kanë përdorur sende të forta, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të forta.

Një prej personave të dhunuar mësohet se është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit.

Ndërsa në sherr është përfshirë edhe djali i një ish-zyrtari të Policisë së Burgjeve.

Në komisariat janë shoqëruar 3 persona për t’u marrë në pyetje.

Mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik Tok.

Postime të lidhura