zoom

Aktualitet

Sherr me marokenët në Itali, vritet një shqiptar dhe plagosen tre të tjerë

Një shqiptar ka mbetur i vdekur në Itali dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Aldo Moros në Frosinone rreth orës 19:00 përpara një kafeneje, e cila në momentin e të shtënave ishte e mbushur me klientë.

Dyshohet se grupi i të rinjve nga Shqipëria është përballur me një grup tjetër marokenësh të cilët mbërritën me makinë pranë lokalit dhe pas një debati me tone të larta hapën zjarr.

Sipas mediave italiane dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan të shtënat papritur dhe menjëherë panë trupat në tokë.

 

Sakaq shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të zbardhur ngjarjen.