Aplikacion
Në konfliktin që u shënua në orët e para të 2 janarit, u përfshinë 12 persona, mes të cilëve katër ishin punonjës policie.
Këta të fundit ishin jashtë shërbimit në momentin e konfliktit.
10 persona shkuan të rrahin dy vëllezër, që jepnin makina me qira.
Sipas dëshmive, sherri nisi sepse një nga policët kishte marrë një makinë me qira te një biznes, por nuk kishte paguar lekët.
Një nga efektivët përdori edhe armën e shërbimit gjatë konfliktit, ku mbetën të plagosur dy persona. Ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Disa orë pas ngjarjes së rëndë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi katër policët dhe katër persona të tjerë, të përfshirë në sherr. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i AMP:
Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Punonjësit e policisë:
1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë
Shtetasit:
1. K. S.
2. Sh. S.
3. D. D.
4. K. S.
U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.
Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.