Aplikacion
Talent apo fat? Pas ndjeshjes Asllani pranoi se pa fatin në krah, nuk do të kishte shënuar një gol që do të mbetet në histori, pasi ai nuk kishte realizuar kurrë më parë nga goditja e këndit.
“Goli olimpik? Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë, por ishte fat. I rëndësishëm nuk është goli, por që fituam dhe jemi në çerekfinale. Jemi shumë të lumtur pasi po i japim vazhdimësi rezultateve tona. Jemi të lumtur dhe duam të vazhdojmë kështu” – tha mesfushori zikaltër.
Ai tregoi gjithashtu se Interi ka një grup fantastik ku të gjithë kanë të rëndësishme fitoren e skuadrës dhe jo lojën individuale.
“A janë të gjithë titullarë në këtë ekip? Po, por nuk është kjo e rëndësishmja, por grupi. Jemi një grup fantastik, ka një kimi mes nesh që është e jashtëzakonshme, brenda dhomave të zhveshjeve dhe jashtë tyre. Ka të rinj, ka eksperiencë dhe duhet të vazhdojmë kështu kompaktë. Dhe meqë ra fjala, dua të falënderoj Arnautoviç, pasi i ndihmon shumë të rinjtë, edhe ata që vijnë nga ekipi Primavera dhe për ne është shumë e rëndësishme që të kemi lojtarë të tillë në grup”, u shpreh Asllani për “Sport Mediaset”.
Goli dhe loja e tij u vlervsuan edhe nga mediat e tjera sportive italiane.
“Kristjani mori Interin në duart e tij dhe e çoi në çerekfinale. Ai e bëri këtë me një paraqitje solide me 57 topa të prekur, 45 pasime pozitive, nëntë gjuajtje (vetëm Martinez bëri më shumë) dhe një gol nga këndi’, shkruan “Gazzetta dello Sport”. /Zoom.al