zoom

Stil

Shëndeti i Mbretëreshës Elizabeth II shqetëson Pallatin Mbretëror

Mbretëresha Elizabeth nuk do të marë pjesë në takimin virtual të planifikuar për këtë të martë pasi ajo ende po vuan simptomat e lehta të Covid-19, bëri me dije një zëdhënës i Pallatit Mbretëror.

Pallati njoftoi se Mbretëresha kishte rezultuar pozitive me koronavirus, por pritej të vazhdonte me angazhime virtuale, duke treguar se monarkja aktuale më jetëgjatë në botë nuk kishte simptoma të rënda të sëmundjes.

Mbretëresha i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit të Brazilit të hënën, ku shprehej thellësisht e pikëlluar nga përmbytjet fatale të fundit dhe po planifikonte të vazhdonte me takime të tjera diplomatike virtuale me ambasadorë të huaj.

Teksa mbetet për t’u parë nëse Mbretëresha Elizabeth do të vazhdojë me angazhimet e saj, siç është biseda javore me Kryeministrin britanik Boris Johnson. Që prej momentit që Mbretëresha rezultoi pozitive me koronavirus janë shtuar diskutimet për shëndetin e monarkes dy javë pasi ajo shënoi 70 vjet në fronin britanik.