Aplikacion
Avokati i Popullit tha se pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17 maj 2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.
Në konstatime thuhet se eshte përdorur sprajti. “Në pamjet filmike që kemi administruar janë fiksuar dy raste të përdorimit të sprajtit nga punonjësit e policisë. Rasti i parë është ai kur punonjësit e policisë me veshje të zezë dhe maskë mësyjnë menatë në godinën e TK dhe bëhen gardh para derës anësore. Para tyre ndodhen 7 shtetas, të cilët vështrojnë të çoroditur. Një punonjës i policisë spërkat me sprajt në drejtim të dy vajzave që gjenden më pranë tij. Njëra prej vajzave po mban në dorë celularin ndërsa tjetra qëndron mbështetur pas murit dhe duket e frikësuar. Në këtë çast afrohen katër qytetarë të tjerë. Edhe ndaj tyre hidhet sprajt”, thote Avokati i Popullit.