Aplikacion
Së fundmi, janë edhe kampionët e Francës që janë futur në garë për sulmuesin spanjoll.
Sheikët e PSG edhe një herë tjetër kanë hyrë në “luftë” me Barcelonën për të siguruar anësorin e Athletic Bilbaos, teksa parizienët janë gati për t’i ofruar kushte më të mira lojtarit se “Blaugranat”. Parizienët mund të devijojnë rrugën e së ardhmes së anësorit të Bilbaos, të kërkuar nga Barcelona.
Sipas “Catalunya Ràdio”, anësori 22-vjeçar dhe klubi katalan tashmë i kanë kushtet e dakorduara, thjesht duke paguar klauzolën prej 60 milionë euro, megjithatë ndërhyrja e PSG-së kërcënon marrëveshjen, pasi francezët pranojnë të dyfishojnë pagën që ofron Barcelona.
Pavarësisht deklaratave të fundit të presidentit të katalanasve, Joan Laporta, që dëshmojnë për gjendjen e mirë financiare të klubit për të përmbushur dëshirat e tij në këtë treg transferimi, do të jetë e pamundur të konkurrohet PSG për shumë që i ofron futbollistit. /ZOOM.AL/
Postoi foton e banores së BBV me koment s*ksit, Olta shpërthen ndaj Milaimit: A të ka hije?