Aplikacion
Duke folur për gjëndjen e ekipit dhe objektivat sezonal, Shehi, theksoi se është shumë e rëndësishme ta nisin me fitore kampionatin.
KUKËSI – “Shorti na ka rezervuar një rival direkt në ndeshjen e parë, të shkojmë të luajmë si kampionët në fuqi”.
EKIPI – “Limaj ende vuan dëmtimin e Kupave të Europës. Seferi ka kaluar një gjendje jo të mirë shëndetësore, por ka rreth pesë ditë që stërvitet me skuadrën. Ditën e djeshme erdhi edhe një sulmues i ri, jemi gati”.
KAMPIONATI – “Maratonë e gjatë, të sillemi si kampionë dhe kjo duhet të fillojë që ndaj Kukësit që të kemi vazhdimësinë për objektivat madhorë. Kampionatin e vjetshëm të Tiranës shumë pak skuadra mund ta kenë bërë, dominuam nga java e pestë deri në të fundit”.
NDRYSHIMET – “E kaluara e mirë e vitit të kaluar do të jetë barometri i këtij sezoni. Skuadrat ndryshojnë, edhe ne kemi ndryshuar 40% të skuadrës. Situatat e këqija duhet t’i minimizojmë”.
MERKATO – “31 gushti është dita kur mbyllet merkato. Edhe ne kemi lojtarë cilësorë brenda në skuadër, që nga momenti në moment edhe mund të largohen. Seferin e kemi këtu, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas të premtes”.
KUNDËRSHTARËT – “Skuadrat që kanë qenë në Europë kanë ndryshuar trajner, si Partizani edhe Laçi. Nuk kemi një ide të qartë për këto skuadra që kanë qenë në Europë edhe për ekipe të tjera si Kukësi, nuk kemi shumë informacion, sepse gjithë fazën e kanë kryer jashtë shtetit, teksa kanë ndryshuar shumë lojtarë. Rivalët tanë do të jenë të përhershmit. Të mos harrojmë edhe Egnatian, sepse kanë shpenzuar shumë duke marrë lojtarë cilësorë. Mendoj pas fazës së parë, çdo skuadër do të tregojë potencialin edhe objektivin që ka”. /zoom.al/
Sulmet e Ramës, reagon dhe KLP:Pavarësia e prokurorisë, gur themeli i një sistemi ligjor të drejtë