zoom

Slider

Shehi thumbon “yjet”: Në formacion luan kush e meriton, Skënderbeu me meritë në krye

Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën e Skënderbeut për javën e tretë të Superuiores. Në prag të këtij takimi, para mediave doli trajneri Orges Shehi, i cili vlerësoi takimin, teksa u ndal edhe te suksesi i Kombëtares.

“Pushimi i Kombëtares? Dua të uroj publikisht Kombëtaren për këto dy ndeshje sepse na kanë lumturuar dhe na kanë gazuar duke qenë pranë objektivit dhe meritojnë komplimente. Na ka shërbyer për të pasur rikuperim edhe pse kishim vështirësi sepse kishim gjendje jo të plotë. Pas Teutës na mungon Deliu dhe disa lojtarë kishin viroza. Me numër të reduktuar jemi munduar të stërvitemi maksimalisht.

Skënderbeu? Tani është përballje ku skuadrat kolaudohen dhe jo çdo skuadër ka formë ideale. Skënderbeu ka histori dhe e ka nisur mirë dhe ndodhet në vendin e parë. Kjo lidhet me performancën tonë që duhet të përmirësohemi dhe duhet të bëjmë më të mirën nesër.

Mungesa e Najdovskit? Filipi mungon për arsye pezullimi dhe do të jetë 2 javë. Është Deliu sepse ka pasur shqetësim dhe nuk është stërvitur për dëmtim. Filipi është i rëndësishëm dhe sigurisht që duke afruar Lulajn për shkak pezullimi, plotësomë boshllëqet. Mungesa do të ketë dhe shpresojmë të jenë për pezullime për atë që ka futbolli, për dyluftime. Shpresoj të kthehet edhe Filipi për të qenë të plotë sepse është i rëndësishëm.

Lojtarët me eksperiencë në stol dhe ruajtja e balancave? Një lojtar që nuk ka ego, nuk ka ambicie të ketë në vazhdimësi. Për mua pak rëndësi ka kush e fillon. 11 luajnë dhe nëse janë 15 i fus në fushë. Nëse ka pozicion me dublime pozicionesh dhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm që njëri luan. Për mua është të ndryshojë ndeshjen ai që hyn siç ndodhi me Regin në Europë duke shënuar. Për atë arsye jemi të qetë dhe të qartë se 11 luajnë dhe për arsye teknike, njëri mund të mungojë. Nuk shoh shqetësim dhe problem se kush fillon.

Golat? Kur pësohet gol, sulmohet mbrojtja por mendoj se kur mbrojmë, mbrojmë të gjithë dhe sulmojnë të gjithë. Në sulm kemi bërë mirë. Kemi shënuar 5 por kemi pasur raste pa fund. Rrjedhshmëria ka qenë dhe patjetër që duhet rregulluar faza defensive për gjithë skuadrën. Topi humbet, por e vështirë kur humben ekuilibrat. Është skuadër e re me shumë lojtarë qe ende nuk e njohin njëri tjetrin. Në mbrojtje duhet vlerësimi i situatave sepse të mbrohesh është më lehtë se të sulmosh

Loja e Tiranës? Për shkak të traditës dhe elementeve, duam të jemi në pronësi të topit dhe të kemi perspektivën e aksioneve dhe të kemi në dorë zhvillimin e lojës dhe shpresoj që këto problematika, nesër ti kemi sa më pak ose t’i eliminojmë.

Rivalët e Tiranës? Kundërshtarët tanë edhe në ndërtim por edhe në konsolidim janë të qartësuar. Të mos harrojmë që kemi një modul dhe skemë tjetër dhe ul përqendrimin sepse mendojnë të gjithë që 4 dalin dhe për mua kjo është e gabuar. Nuk duhet të mendojmë që dalin 4.Duhet të jemi ne të zotër e fushës dhe protagonistët e ndeshjes. të hyjmë me mendësi tjetër. Skuadrat do të konsolidohen nga java në javë sepse nuk di që asnjë skuadër në botë nuk ka formë të konsoliduar. Skuadra rritet dhe duhet të përmirësohemi nga vetja dhe në fund shohim kush do të jenë konkurrentët.

Llogari për kampionatin? Mendoj se skuadra do të përmirësohet nga java në javë sepse rritet edhe ritmi dhe ndryshon performanca dhe duhet të fusim pak kokë për tranzicionin. Manovra ndryshoj nga java në javë me sa eksperiencë kam, skuadrat përmirësohen nga fundi i fazës së parë. /zoom.al/

Related Posts

None found