Aplikacion
NDESHJA- Ishte ndeshje që donim ta kishim në ekuilibër. Ndoshta mund të bënim më mirë. Ishim me rreshtim ndryshe prej dëmtimit të Xhixhës. Që të luash non stop në sulm, ka të bëjë dhe orari dhe ambienti. Është një ndeshje e interpretuar mirë në vazhdën e lojërave të tjera. Xhixha ka karakteristika të ndryshme, do të ishte më efikases po të ishte sot. Nuk duam të rrezikojmë lojtarët kur nuk janë në gjendje. E mbajtëm në stol, kur e futëm në fushë me këtë modul është më i qartë.
MESFUSHA– Kundërshtari luante me 4-3-2-1, në mesfushë kishte bollëk lojtarësh. Nuk kërkuam të rrezikonim duke luajtur në mesfushë. Në disa momente kemi dalë duke ndërruar pozicionet e Totres me Limajn. Kundërshtari është i përqëndruar në qendër të fushës dhe është e vështirë të luash aty.
FUSHAT DHE TIFOZËT- Duhet të luanim pak më vonë, fushat asnjanëse i konfuzojnë tifozët. Do të ishte më mirë të luanim me tifozë, qoftë edhe kundërshtarë, i japin tjetër atmosfertë. Do të preferoja stadiumin plot, edhe pse në fushë kundërshtare.