Aplikacion
SFIDË TITULLI – “Kampionati ka sfida të veçanta. Nesër është një duel që është një ndeshje e radhës, përballë një kundërshtari që është më i afërti në klasifikim. Përballje të tilla kanë brenda emocionin dhe përqendrimin”.
OBJEKTIVI NDAJ LAÇIT – “Laçi meriton respekt dhe është një ndeshje e rëndësishme. Ne do të futemi në fushë për të bërë më të mirën tonë. Çdo ndeshje është një provim dhe ky i nesërmi është një provim i radhës. Në ndeshje të tilla kemi treguar që kemi qenë skuadër me mentalitetin e duhur për vazhdimësinë e kampionatit. Ne në përballjet direkte kemi fituar 2-0 dhe kemi humbur atje në minutë të fundit”.
PRESIONI I REZULTATIT – “Në kampionat, presioni i rezultatit është i pranishëm në çdo ndeshje, pavarësisht se në çfarë vendi të renditjes është kundërshtari. Kampionati është i gjatë, pas kësaj na presin dhe shumë sfida dhe nuk është një ndeshje vendimtare edhe kështu e tregon renditja”.
KLIMA NË SKUADËR – “Ajo që ne duhet të bëjmë është që pas një takimi jo të mirë të rikthehemi te ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Skuadra ka treguar që nuk ishte në formë përpara një jave dhe e rëndësishme është që të rikthehemi te performanca pozitive”.
DIFERENCAT NË KAMPIONAT – “Në kampionat mund të fitosh ndaj kujtdo dhe mund të humbasësh ndaj kujtdo, diferencat në futbollin shqiptar janë shumë të vogla”.