Aplikacion
Në një intervistë për “Super Sport”, trajneri Orges Shehi nuk e fshehu lumturinë për këtë arritje me Tiranën, ndërsa u ndal dhe te e ardhmja.
Si ka qenë ky sezon? – I lodhshëm. Ka filluar shumë shpejt dhe ka mbaruar shumë herët. Duke pasur 36 javë dhe disa ndeshje Kupe është e lodhshme.
Sfidë më e vështirë përpara. – Është e vërtetë që ka qenë një arritje e madhe. Këtë do t’ia ndajë lojtarëve, bashkëpunëtoreve dhe klubit. E dimë që pritshmëritë janë të mëdha. Kemi filluar punën dhe gjatë kësaj periudhe të paraqitemi denjësisht në Kupat e Europës.
Të pestë trajnerët e fundi që janë shpallur kampion janë larguar. – I mbetet klubit ta zyrtarizojë. Unë e kam vendosur. Unë bëjë punë sikur të jem gjithë jetën këtu. Shpresoj që me këtë grup të vazhdojmë sa më shumë. /zoom.al/