zoom

Sport

Shehi kritik: Një ekip që kërkon titullin nuk mund të pësojë në këtë mënyrë

Tirana u ndal në një barazim 3-3 përballë Laçit në stadiumin “Selman Stërmasi”, për llogari të javës së shtatë të Superiores.

Trajneri Orges Shehi u shfaq i zhgënjyer në intervistën për “Oversport”, për mënyrën se si skuadra i pësoi golat.

Barazimi – “E pata thënë dhe para ndeshjes se është ndeshje e vështirë. Shumë pak gjëra gabim dhe aty u ndëshkuam. Sot kishte disa momente kur ndeshja ishte 2-1 mund ta mbyllnim ndeshje. Sigurisht futbolli i till është, duhet ta pranojmë rezultatin”.

Penalltia – “Nëse prisni gjykime në publik nga ana ime, këtë s’do ta merrni kurrë. E sigurt është që nuk kthejmë gjë mbrapa”.

Loja – “Në disa situata mund të bënim më mirë. Në tre javë nuk kemi pësuar dhe sot pësuam tre. Një skuadër që do të jetë në majë nuk mund të pësojë në këtë mënyrë. Nuk mund të shkojmë në një golavarazh të tillë. Xhixha ka momentin e tij më të mirë. Nuk ka gabuar përpara portës”.

Reagimi – “Situata të tilla marrja e vendimit është në të qindat e sekondat. Na vjen mirë që skuadra edhe kur pëson e kthen ndeshjen, edhe kur barazon e kthen ndeshjen në favorin e vetë. Kanë qenë gabime që mund t’i evitonim”. /zoom.al/