zoom

Sport

Shehi firmos “kontratë pasanikësh”, 210 mijë euro rrogë te Partizani

Orges Shehi u prezantua zyrtarisht si trajneri i Partizanit një ditë më parë, me teknikun durrsak që trazoi kryeqytetin me një kalim të bujshëm nga bardheblutë te të kuqtë.

Në dy vitet e fundit, Shehi është shpallur si trajneri më i mirë i futbollit shqiptar, sigurisht dhe një nga trajnerët më të kërkuar në treg. Partizani bëri gjithçka për të siguruar shërbimet e Shehit, madje e pritën deri sa ky i fundit të zgjidhte kontratën e tij me Tiranën.

Shehi firmosi me “demat” një kontratë deri në fund të 2026, pra një kontratë për 2 vite e gjysmë.

Shehi do të përfitojë afro 7 mijë euro në muaj nga aventura e tij me Partizanin, 210 mijë euro deri në përfundim të kontratës, por këtu nuk përfshihen bonuse të ndryshme, si fitimi i titullit kampionë. .ZOOM.AL/