Aplikacion
Dash Shehi deklaroi se Basha e ka të hapur derën për koalicion duke ironizuar se duhet pyetur nëse e ka regjistruar apo jo partinë ende.
“Kemi pasur ndryshime në pikëpamje. Kam vënë një lloj kondicionimi që drejtojmë ne, nëse do pranojnë kushtet janë të mirëpritur. A e ka regjistruar partinë apo jo duhet pyetur, ne regjistrohemi sot në drekë për burokraci të vogla. Ne sot konfirmojmë do shkojë, si do shkojë. Ne jemi bashkë me listë të përbashkët, nëse u pëlqen le të vijnë,”- deklaroi Shehi.
Ai shtoi se edhe parti të tjera mund t’i bashkohen koalicionit, brenda javës.
“I ftoj të gjithë t’i bashkohen kësaj liste të hapur, secili mund të jetë kontribuues. Keni një javë kohë. Unë do t’i bëja dhe një herë një ftesë të fundit. Këta zotërinj që kanë 30 vjet në Shqipëri, do duhet të lënë vend për protagonistë. Në qoftë se nuk ka partnerë të tjerë, ne në datë tre do ta dorëzojmë,- tha Shehi.