Aplikacion
Në një konferencë për shtyp ka folur trajneri i bardhebluve Orges Shehi, i cili konfirmon mungesën e Najdovskit dhe më pas analizoi kundërshtarin.
“Sigurisht që Teuta ka ndryshuar një javë para dhe ne aty do të fokusohemi. Mendoj se është një kundërshtar që para dy vitesh ka dalë kampionë dhe ka akoma lojtarë me petkun e kampionit. Është një ndeshje e vështirë, pritshmëritë e të dyja skuadrave që kërkonin më shumë pikë.
Sigurisht që mungesa e Taulant Seferit ndihet shumë në skuadrën tonë. Në ndryshim nga sezoni i kaluar, këtë vit skuadra është rindërtuar në momentet e fundit dhe na duhet më shumë kohë për të rindërtuar grupin. Unë do të punoj që ekipi të përshtatet sa më shpejt me skemën e re pasi na u desh të ndryshonim për shkak të largimeve.
Nga ky grup lojtarësh që kemi do të kërkojmë të marrim maksimumin pasi merkatoja është mbyllur dhe nuk mund të kërkojmë për një emër që ashtu si Seferi të na sigurojë vazhdimësi në sulm”- eshte shprehur trajneri Shehi. /zoom.al/