Aplikacion
Pasuria e vlerësuar prej 1.4 miliardë funtesh e Solakut rrjedh kryesisht nga 33% e aksioneve që ai mban në United Group, një kompani me bazë në Holandë që e ndërtoi nga e para, e cila kontrollon asetet e medias në të gjithë Ballkanin.
Duke folur për klubin e ri që zotëron, Solak u ndal edhe te situata politike në vendin e tij.
“Fokusi im është me të vërtetë të hedh dritë mbi situatën e lirisë së medias në Serbi. Mendoj se Vuçiç po vepron njëjtë si një diktator, duke luajtur bukur dhe me edukatë, mund të shkojë shumë larg në Evropë”, thotë Solak.
Por, sipas tij, kjo nuk është diçka e mirë dhe madje ka kritikuar BE-në që e mbështet. “Nuk e di pse Bashkimi Evropian e mbështet Vuçiçin…”.
Kur Solak u bë pronar i klubit, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, reagoi në Twitter duke thënë se ai është një oligark që ka fituar prej qeverive të kaluara në mënyrë të ndyrë.
“Prioritetet e mia kryesore janë familja dhe golfi, dhe më pas do të thosha biznesi. Politika nuk është askund në top 100. Nuk më intereson politika”, reagoi ai.