Aplikacion
Volker Türk tha se krimet e luftës janë kryer nga Izraeli dhe Hamasi që nga 7 tetori kur shpërtheu konflikti.
“Mizoritë e kryera nga grupet e armatosura palestineze më 7 tetor ishin të neveritshme, ato ishin krime lufte – siç është mbajtja e vazhdueshme e pengjeve”, tha ai.
“Dënimi kolektiv nga Izraeli i civilëve palestinezë është gjithashtu një krim lufte, siç është evakuimi i paligjshëm me forcë i civilëve.”
Mijëra palestinezë janë larguar në jug të Rripit të Gazës pasi ushtria izraelite hapi një rrugë evakuimi nga Gaza veriore për të pestën ditë radhazi.
Një burim tha se po zhvillohen diskutime për lirimin e 12 pengjeve , gjysma prej tyre amerikanë, në këmbim të një pauze humanitare tre-ditore.
Ministria e shëndetësisë në Gaza thotë se numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 10,569, duke përfshirë 4,324 fëmijë, që kur Izraeli filloi aksionin ushtarak hakmarrës në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit.