Aplikacion
Të dhënat e deritanishme paraqesin se variantet aktuale të COVID-19 nuk janë aq të ndryshme sa të zhvlerësojnë vaksinat aktuale.
Megjithatë, kreu i BionTech thotë se në të ardhmen, do të shfaqen lloje të reja mutacionesh që mund të jenë shumë më problematike.
“Krijimi i një vaksine të re këtë vit është diçka krejtësisht e panevojshme, por nga mesi i vitit të ardhshëm, mund të krijohet një situatë tjetër. Ky është një evolucion i vazhdueshëm, dhe ai sapo ka filluar. Ky virus do të qëndrojë me ne dhe do të përshtatet edhe më tepër me mjedisin” tha Ugur Sahin.