Aplikacion
Gjithsej janë bërë 17 referime. Në raportin mujor të këtij institucioni thuhet se në pranga gjatë muajit të kaluar janë arrestuar 6 efektivë, 4 me vendim gjykate dhe 2 të tjerë në flagrancë.
Në pranga kanë përfunduar edhe 2 punonjës të Gardës, si dhe 21 qytetarë, nga të cilët 8 në flagrancë. Në kërkim, në sajë të hetimeve janë shpallur edhe dy efektivë. Në raport citohet se gjithsej SHÇBA ka trajtuar 169 ankesa. Numrin më të lartë të tyre e mbajnë ankesat për shkeljet që kanë kryer efektivët e Rendit.
Janë trajtuar për këtë kategori 84 ankesa. 42 të tjera për Policinë Rrugore, 34 ankesa për efektivët e Hetimit të Krimit dhe 3 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit. Gjatë muajit Janar, në verifikim ishin 61 efektivë për shkelje të ndryshme, 2 punonjës të Gardës së Republikës, si dhe 7 punonjës të SHÇBA-së.
169 ANKESA TË TRAJTUARA
42 ankesa për Policinë Rrugore
84 ankesa për efektivë të Rendit
34 ankesa për efektivët e Hetimit të Krimit
2 ankesa për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse
4 ankesë për strukturën e Burimeve Njerëzore
3 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit
/ABC