zoom

Bota

SHBA-të në alarm zjarresh, New Mexico nën pushtetin e flakëve

Në shtetin federal New Mexico të SHBA-ve, është vendosur të evakuohen 7000 persona, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në pyje, transmeton agjencia e lajmeve “Anadolu”.

Sipas kanalit të lajmeve “Koat”, me bazë në New Mexico, zjarri që shpërtheu në zonën pyjore të fshatit Ruidoso të shtetit, u përhap me shpejtësi.

Autoritetet u kërkuan njerëzve që të largohen nga shtëpitë e tyre pa mbledhur sendet e tyre.

Për shkak të zjarreve që u përhapën në një sipërfaqe prej rreth 5 kilometra katrorë, për arsye sigurie është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në një pjesë të fshatit.

Në qytetin Rosëell, 121 kilometra larg fshatit u krijuan shumë qendra evakuimi.

Poashtu në fshatin Ruidoso dhe rrethinat e tij është lëshuar një alarm për cilësinë e keqe të ajrit për shkak të tymit të krijuar nga zjarri. /ZOOM.AL/