zoom

Bota

SHBA në panik, Kalifornia po lëkundet nga tërmetet. Ekspertët lajmërojnë të tmerrshmin “Big One”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pjesën perëndimore të tyre kanë përjetuar situata paniku të forta, pasi toka në rajonin e Kalifornisë u shkund mirë disa herë javën që u mbyll dhe veçanërisht dje.

Ekspertët dhe mediat raportuan se Kalifornia Jugore është goditur nga disa tërmete radhazi, por forca e tyre nuk ka qenë më shumë se 4 ballë. Ajo që i frikëson mbetet e ardhmja e afërt, pasi sipas specialistëve të Gjeofizikës, Kalifornia ndodhet në “zonë të nxehtë” lëkundjesh dhe pllake tektonike të paqëndrueshme dhe që çahet nga pak me kalimin e shekujve.

Një prej lëkundjeve është regjistruar në Ojai, me magnitudën 3.6 ballë. Dy të një madhësie të ngjashme në zonën Lindore të Los Anxhelosit të El Sereno. Tre tërmete të tjera pranë plazhit të Newport dhe Costa Mesa. Ndërsa këto tërmete ishin shumë më të dobëta se lëkundjet historike si tërmeti 6.7 shkallë i Northridge i vitit 1994, i cili shkaktoi rreth 20 miliardë dollarë dëme dhe vrau mbi 57 njerëz, a paralajmërojnë ata ardhjen e të ashtuquajturit tërmeti “Big One” apo “i madhi”?

Tërmete të mëdha ndodhin çdo 180 vjet ose më shumë, dhe San Andreas nuk ka pasur një tërmet shumë të fuqishëm që nga viti 1906. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve vlerëson se ka një shans 60 për qind që të shkaktojë një lëkundje 6.7 ose më shumë në zonën e Los Anxhelosit në 30 vitet e ardhshme. Një shqetësim edhe më i madh është Zona e Subduksionit Cascadia, e cila shtrihet nga Kalifornia Veriore në Kolumbinë Britanike, Kanada, shkruan “Yahoonews”.

Shkencëtarët argumentojnë se në vend që të përqendrohen vetëm në tërmetet më të mëdha sipas magnitudës, konsiderata kryesore është se sa dëm mund t’u bëjnë zonave me vendbanim të dendur. Sakaq, shkencëtarët merren më shumë me fushën e probabilitetit afatgjatë, gjë që mund të informojë se çfarë mund të bëjnë zonat me rrezik të lartë për t’u përgatitur për ditën kur të arrijë një tërmet i madh. /ZOOM.AL/