zoom

Bota

SHBA miraton projektligjin që ndalon TikTok! Kompania, afat 9 muaj për të shitur aksionet

Senati i SHBA ka miratuar një projekt-ligj historik të diskutueshëm që mund të ndalojë TikTok në Amerikë.

Pr.ligji i i jep pronarit kinez të TikTok, ByteDance, nëntë muaj për të shitur aksionet e tij ose aplikacioni do të bllokohet në Shtetet e Bashkuara.

Projektligji do t’i dorëzohet presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka thënë se do ta nënshkruajë atë në ligj sapo të arrijë në tryezën e tij.

Më parë firma tha se do të kundërshtonte çdo përpjekje për ta detyruar atë të shesë TikTok.

Nëse SHBA është e suksesshme në detyrimin e ByteDance për të shitur TikTok, çdo marrëveshje do të kishte ende nevojë për miratim nga zyrtarët kinezë, por Pekini është zotuar të kundërshtojë çdo lëvizje të tillë. Analistët thonë se procesi mund të zgjasë vite.

Masa u miratua si pjesë e një pakete prej katër projektligjesh që përfshinin gjithashtu ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe partnerët e tjerë të SHBA-së në rajonin Indo-Paqësor.

Ajo pati mbështetje të gjerë nga ligjvënësit, me 79 senatorë që votuan pro dhe 18 kundër.