zoom

Bota

SHBA mbyll programin e USAID, Marco Rubio jep detaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbyllin 83% të programeve të ofruara nga USAID.

Lajmin e bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Sipas tij, vendimi është marrë sepse fondet e dhëna deri tani përmes programit nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.

“Pas një shqyrtimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID.

5200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetra miliarda dollarë në mënyra që nuk shërbyen (dhe në disa raste edhe dëmtonin) interesat kyçe kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në konsultim me Kongresin, ne kemi për qëllim që 18% e mbetur të programeve që po mbajmë (afro 1000) të administrohen tani më efektivisht nën Departamentin e Shtetit.

Faleminderit DOGE dhe stafit tonë të palodhur që punoi shumë orë për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike”, tha Rubio.

Postime të lidhura