Aplikacion
Pas mbledhjes së sotme, në një deklaratë, është bërë me dije se G7 do të punojnë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme.
“Me veprimet e tij, Irani ka ecur më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget,” është thënë në deklaratë nga presidenti i G7, përfaqësuesi italian, Antonio Tajani.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha ndër të tjera se shpreson që Izraeli të tregojë përmbajtje në përgjigjen e tij ndaj Iranit.
Shtëpia e Bardhë publikoi po ashtu një foto gjatë mbledhjes, ku shihet presidenti amerikan Joe Biden duke folur me liderët e G7.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe koordinatori i Lindjes së Mesme Brett McGurk ishin gjithashtu të pranishëm.
Edhe Shtëpia e Bardhë tha në një postim në X se liderët “dënuan sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit dhe riafirmuan përkushtimin e G7 për sigurinë e Izraelit”.
Takimi u thirr për të diskutuar atë që Biden e quajti një “përgjigje urgjente diplomatike” ndaj sulmit të Iranit.
Habit studimi! Aktiviteti mes çifteve rritet për Krishtlindje, ia kalon edhe Shën Valentinit