Aplikacion
Në deklaratë thuhet se një hapja e kalimit për automjetet në këto momente do të rriste gjasat për dhunë. “Hapja e urës vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët, të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të DASH për Zërin e Amerikës.
Departamenti i Shtetit thotë se objektivi i Shteteve të Bashkuara është që të punojnë me qeverinë e Kosovës për të krijuar kushtet në të cilat ura të mund të hapet për qarkullimin e automjeteve. “Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, përfundon deklarata.
Megjithatë, pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka bërë asnjë hap pas. Gjatë një mbledhjeje të qeverisë, këtë të mërkurë ai tha se hapja e urës nuk është kundër askujt dhe aq më pak kundër aleatëve të Kosovës.
Sipas shefit të qeverisë së Prishtinës, hapja e urës për automjetet do t’i shërbente lëvizjes së lirë dhe sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.
Postoi foton e banores së BBV me koment s*ksit, Olta shpërthen ndaj Milaimit: A të ka hije?