Aplikacion
Ovidio Guzman, i arrestuar në janar, dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e kartelit famëkeq Sinaloa që kur babai i tij iu dorëzua autoriteteve në SHBA në vitin 2017.
Ambasada e SHBA në Mexico City paraqiti kërkesën për ekstradim në ministrinë e jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm, tha zëdhënësi për agjencinë e lajmeve AFP. Ai nuk ka dashur të prononcohet
Dy burime të paidentifikuara të qeverisë meksikane konfirmuan gjithashtu kërkesën për ekstradimin e 32-vjeçarit Ovidio Guzman për agjencinë e lajmeve Reuters.
Guzman u arrestua pranë qytetit Culiacan, në shtetin verior të Sinaloa, duke shkaktuar një valë dhune që la dhjetëra njerëz të vdekur.
El Chapo, i cili krijoi perandorinë e tij të kontrabandës nga Sinaloa, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA për trafik droge për një periudhë prej 25 vjetësh.
Ovidio Guzman siguroi një urdhër gjykate në janar që bllokonte ekstradimin e tij të menjëhershëm në SHBA dhe një gjykatës i dha Shteteve të Bashkuara kohë deri më 5 mars për të paraqitur një kërkesë ekstradimi. Ai akuzohet se ka ndihmuar në mbikëqyrjen e gati një duzinë laboratorësh të metamfetaminës në Sinaloa, si dhe për komplot për shpërndarjen e kokainës dhe marihuanës, sipas autoriteteve amerikane. Ai gjithashtu dyshohet se urdhëroi vrasjen e informatorëve, një trafikant droge dhe një këngëtari meksikan që refuzoi të performonte në dasmën e tij.
U arrestua në vitin 2019, por forcat e sigurisë e liruan pasi karteli i tij zhvilloi një luftë të gjithanshme si kundërpërgjigje./zoom.al/