zoom

Bota

SHBA jep alarmin: Rusia do pushtojë Ukrainën brenda 48 orëve

 

 

 

 

Shtëpia e Bardhë ka komunikuar drejtpërdrejt me zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, lidhur me konfliktet e zhvilluar me Rusinë.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, orët e ardhshme në Ukrainë priten zhvillime dramatike, ndërkohë SHBA informuan qeverinë ukrainase për një pushtim të mundshëm rus brenda 48 orëve të ardhshme.

Ndërsa një zyrtar amerikan konfirmoi duke thënë se presidenti ukrainas është informuar në Shtëpia e Bardhë mbi të dhënat e inteligjencës.

“Një pushtim rus në një shkallë të gjerë është i pashmangshëm  brenda 48 orëve në Ukrainë “, shkruajnë mediat e huaja.

Ukraina ka njoftuar tashmë një mobilizim të pjesshëm të meshkujve nga mosha 16 deri në 60 vjeç, ndërsa qeveria e Kievit ka informuar qytetarët ukrainas që të largohen menjëherë nga territori rus dhe të lëvizin në vende më të sigurta se Ukraina.