zoom

Bota

SHBA-ja, deklaratë të fortë: Kina është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë se sipas disa informacioneve që ata zotërojnë, Kina është treguar e gatshme për t’i ofruar ndihmë ushtarake dhe ushqimore Rusisë, ndërkohë që kjo e fundit po sulmon Ukrainën.

Lajmi është bërë i ditur për CNN, nga një zyrtar i lartë në Shtëpinë e Bardhë. Uashingtoni mësohet se po e përcjell këtë informacion edhe te aleatët e saj në NATO.

Edhe më herët, përgjatë të hënës, në takimin 7 orësh në Romë, një ndihmës i lartë i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden paralajmëroi homologun e tij kinez për implikimet dhe pasojat e mundshme ndaj Kinës, nëse mbështet Rusinë.

Ditën e diel u publikua një tjetër lajm, ku Rusia i kërkonte ndihmë ushtarake dhe ushqimore Kinës, por ky lajm u mohua nga të dyja palët e përfshira./ Zoom.al