Aplikacion
SPAK në një reagim thekson se ditën e djeshme janë informuar për këtë urdhër. Ndërkohë që shton se ata janë një institucion i pavarur, i cili mbështetet nga buxheti i shtetit.
“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”, tha SPAK.