Aplikacion
“Me respekt të plotë për pavarësinë tatimore të vendeve individuale, ne do të bëjmë çmos për të taksuar efektivisht shumë të pasurit “. Pas takimit të ministrave të Financave, ministri brazilian i Financave, Fernando Haddad, shprehu kënaqësinë e tij për këtë deklaratë të përbashkët.
“Lufta kundër urisë, varfërisë, pabarazisë si dhe taksimi i super të pasurve janë tashmë në agjendën ekonomike ndërkombëtare. Duhet arritur një të ardhme më të drejtë shoqërore dhe më të qëndrueshme mjedisore”, tha Haddad-i në Rio de Janeiro pas takimit.
250 miliardë dollarë për të luftuar urinë
Optimizmi i tij bazohet në faktin se ky dënim është përfshirë edhe në deklaratën përfundimtare. Koncepti i propozuar nga Brazili, kryetari aktual i grupit G20, parashikon një taksim vjetor prej dy për qind mbi asetet e më të pasurve. Sipas llogaritjeve të Brazilit, kjo do të sillte 250 miliardë dollarë që mund të shpenzohen në luftën globale kundër urisë, konfliktit dhe pandemive.
Taksa do të “godiste” vetëm një grup prej rreth 3000 të pasurish në mbarë botën, siç shkruan Reuters, mes tyre janë pronari i markës Tesla, Elon Musk, themeluesi i Amazon Jeff Bezos apo francezi Bernard Arnault, pronar i një sërë markash luksoze. Të gjitha ato prekin shumën e rreth 200 miliardë dollarësh pasuri.
Spanja dhe Franca pro, SHBA dhe Gjermania kundër
Propozimi ndau shpejt vendet e G20: ndërsa anëtarët kryesorë si Franca, Spanja dhe Afrika e Jugut e mbështetën propozimin e Brazilit, SHBA dhe Gjermania vendosën veton ndaj tij. Në Gjermani, ministri i Financave dhe kreu i Partisë liberale (FDP) Christian Lindner është kundër kësaj ideje. Ministrja e Ndihmës për Zhvillimin, Svenja Schulze (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë SPD) ka treguar gatishmëri për diskutime për këtë lloj takse.
Ajo tha se “bota është bërë një vend më i padrejtë” kur bëhet fjalë për shpërndarjen e pasurisë dhe se kjo është arsyeja pse propozimi i Brazilit është “i rëndësishëm dhe i drejtë”. Por partneri i koalicionit i socialdemokratëve, FDP, i cili njihet ndryshe si partia që mbron të pasurit, është kundër saj.
Shtim i super të pasurve
Në të njëjtën kohë, pikërisht në Gjermani ka një rritje të papritur të të ashtuquajturve super të pasur, që do të thotë njerëz me pasuri mbi 100 milionë dollarë. Në Gjermani, numri i super të pasurve u rrit në 3.300 vitin e kaluar, që është 300 më shumë se një vit më parë. Gjermania është kështu në vendin e tretë, pas SHBA-së me 26.000 super të pasur. Ndërsa në Kinë ka 8.300 njerëz që zotërojnë më shumë se 100 milionë dollarë. /DW/
Meloni “sfidë” gjykatës: Emigrantët? Rolet i respektoj, por do eci përpara, ju pëlqen apo jo