Aplikacion
Sipas mediave greke, të burgosurit kanë sharruar hekurat me limë dhe me pas kanë çarë murin me forcë duke përdorur hekurat. Të 4 shqiptarët ishin dënuar për krime të rënda si vrasje, grabitje dhe trafik droge. Madje një prej të dënuarve ishte i akuzuar për 3 vrasje dhe i dënuar 3 herë me burg të përjetshëm. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tyre.
Ata ndodheshin në policinë qendrore të Hanias, Kretë dhe do të transferoheshin në burgun rural të Agias. Alarmi ra në orët e para të së hënës.