zoom

Lajme

Sharon Stone rrëfen dramën e dhimbshme, çfarë i bënë në spital kur pësoi trombozë: U zhdukën…

Sharon Stone ka deklaruar se njerëzit “kanë përfituar” financiarisht prej saj gjatë kohës që ajo po shërohej nga një trombozë thuajse fatale.

Ylli i filmit “Basic Instinct” pësoi një trombozë në vitin 2001 që i shkaktoi hemorragji për 9 ditë, çka më pas rezultoi në tërheqjen e Stone për 7 vite nga Hollywood që të rikuperohej.

“Njerëzit përfituan nga unë gjatë asaj kohe. Kisha 18 milionë dollarë kursime për shkak të suksesit tim, por kur kontrollova llogarinë, gjithçka ishte zhdukur. Frigoriferi, celulari im, gjithçka ishte regjistruar në emrin e personave të tjerë”, tha aktorja për The Hollywood Reporter. “Nuk kisha para”.

66-vjeçarja shtoi se në vend që të mbante mëri, zgjodhi të përqendrohej te gjërat pozitive. Më tej ajo përshkroi mënyrën sesi tromboza i ndryshoi funksionimin e trurit.

Një murg budist më tha se isha rimishëruar brenda trupit tim. Pata një takim me vdekjen dhe ata më rikthyen. Truri im rrodhi gjak për 9 ditë kështu që ndodhej përpara fytyrës time. Nuk ishte pozicionuar aty ku ndodhej më parë. Ndërsa e gjithë kjo ndodhte, ndryshoi gjithçka. Shqisa e nuhatjes, shikimi, prekja. Për nja dy vjet s’mund të lexoja. Gjërat më shfaqeshin të zgjatura dhe shihja module ngjyrash. Shumë njerëz menduan se do të vdisja.

Sharon Stone vazhdon të marrë medikamente çdo ditë për të kontrolluar problemet e trurit dhe belbëzimit. Sot ajo është anëtare e bordit të Barrow Neurological Foundation që trajton “sëmundjet degjenerative të trurit dhe shtyllës kurrizore”. /ZOOM.AL/