E premte, 2 Qershor, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

“Sharlatan”, ish-deputeti i PS kundër Ramës për kreun e ri të SHISH: Presidenti të mos e dekretojë

18/03/2023
in Aktualitet, Slider
0
“Sharlatan”, ish-deputeti i PS kundër Ramës për kreun e ri të SHISH: Presidenti të mos e dekretojë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, socialisti Spartak Braho, e cilëson skandaloz emërimin në krye të SHISH të Vlora Hysenit, ish-shefes së Shërbimit Inteligjent të Kosovës. Kryeministri Rama ia propozoi emrin e zonjës Hyseni dje paradite Presidentit të Republikës. Ish-deputeti socialist i kërkon kreut të shtetit të mos e dekretojë zonjë Hyseni në krye të SHISH.

“Nuk e kuptoj se ku e çon logjika Kryeministrin tonë me këtë propozim, unë do ta quaja një aventurier të rrezikshëm dhe një sharlatan që nuk njeh dhe nuk respekton Kushtetutën e vendin”, tha zoti Braho.

Ish-themeluesi i Partisë Socialiste shprehet se Shqipëria nuk vuan nga specialistë në fushën e sigurisë me integritet, si të studiuar jashtë shtetit në vendet partnere, ashtu dhe në Shqipëri që mund ta bëjnë në mënyrë të shkëlqyer këtë detyrë sa të shenjtë, aq dhe shumë të rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare dhe si anëtar me të drejta të plota në NATO.

“Shqipëria ka specialistë shumë të mirë që kanë studiuar në SHBA apo vendet e BE-së për çështjet e sigurisë, kanë marrë trajnimet e nevojshme për ta përmbushur atë detyrë. Por ai duhet të jetë shtetas shqiptar. Nuk e njoh fare zonjën në fjalë, por flas për parime kushtetuese, të cilat kushdo është i detyruar t’i zbatojë. Edhe nëse ligji nuk e përcakton nëse duhet të jetë nënshtetase shqiptare, por sigurisht që nuk është çuar kurrë në mendje se mund të propozohej një person pa nënshtetësi shqiptare. Presidenti i Republikës nuk duhet ta dekretojë këtë propozim”, u shpreh Braho.

Për ish-deputetin socialist, hyrja e personave jo nënshtetas shqiptarë, i kujton Damir Fazlliçin, i cili ishte familjarizuar me institucionet vendimmarrëse shqiptare.

“Me këto veprime Rama më kujton Saliun që kur ishte Kryeministër, merrte Damir Fazlliçin në takime me përfaqësues ndërkombëtarë, madje dhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që zhvilloheshin në presidencë. Ai fuste Fazlliçin të dëgjonte, nuk e di nëse jepte dhe mendime për çështjet e sigurisë tonë kombëtare, Rama po vendos në krye të SHISH një zonjë jo shtetas shqiptare. Këta janë të gjithë njëlloj, që nuk njohin shtetin, nuk u dhimbset shteti dhe shkelin Kushtetutën me të dyja këmbët”, u shpreh Spartak Braho.

VAKANCA NË SHISH

SHISH ka mbetur pa drejtues prej muajit dhjetor kur drejtori i fundit i institucionit, Helidon Bendo, u lirua nga detyra nga Presidenti Begaj dhe Kryeministri Rama, duke kaluar kompetencat e drejtimit te zëvendësdrejtori Oljan Kanushi./Panorama

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: Edi Ramakreu i shishSali Berishaspartak braho

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Berisha denoncon skandalin në Kamëz: Komisionerja e Ps voton për qyterarin( VIDEO)
Politikë

Berisha denoncon skandalin në Kamëz: Komisionerja e Ps voton për qyterarin( VIDEO)

02/06/2023
Bota vërtitet rreth Liderit Global. Shihni galerinë e fotove
Politikë

Bota vërtitet rreth Liderit Global. Shihni galerinë e fotove

02/06/2023
Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë, Konfindustria: Ka pasoja për qytetarët e bizneset
Aktualitet

Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë, Konfindustria: Ka pasoja për qytetarët e bizneset

27/05/2023
Rama nga Vlora: Universitetet të mos presin gjithçka nga qeveria
Politikë

Rama nga Vlora: Universitetet të mos presin gjithçka nga qeveria

27/05/2023
Rama sulmon Celibashin: Dështim spektakolar! Hodhi miliona euro. Nuk do e lëmë me kaq
Politikë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, Rama: Mos hyni në këtë shteg të rrezikshëm

26/05/2023
Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë: Do diskutojmë rivendosjen e fashave
Politikë

Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë: Do diskutojmë rivendosjen e fashave

25/05/2023
Lajm i rradhës
Keisi ndahet nga Kristi, zbulon takimin me psikologen brenda BBV: Nuk ia fal vetes…

Keisi ndahet nga Kristi, zbulon takimin me psikologen brenda BBV: Nuk ia fal vetes…






ADS
zoom.al

Të fundit

Sport

Një tjetër yll largohet nga Paris SG, klubi njofton largimin e “veteranit”

02/06/2023
Politikë

Do të largohet nga politika pas humbjes? Përgjigjet Meta

02/06/2023
Sport

Flamurtari shkarkon Longon dhe zyrtarizon trajnerin e ri me ovjektiv Superioren

02/06/2023
Politikë

Vuçiç flet për zgjedhjet e reja në veri: Duhet të flas me serbët e Kosovës

02/06/2023
Politikë

Puthja e Ramës me Melonin/ Basha: Çfarë fiton populli?

02/06/2023
Aktualitet

DETAJET/ Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë u kap duke marrë ryshfet

02/06/2023
Politikë

Tensionet në veri/ Lajçak dhe Escobar shkojnë javën tjetër në Kosovë

02/06/2023
Politikë

Lirimi i Tahirit/ Reagon Bardhi: Tallje e drejtësisë

02/06/2023
Aktualitet

Emri/ Arrestohet sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, flet Rama

02/06/2023
Aktualitet

Fotolajm/ Tjetër urban aksidentohet në Tiranë, mjeti shkon “për një kafe”!

02/06/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In